Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Duka komenton Panucci-n: Ja pse zgjodha një italian

Nga Media 0

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka komentuar zgjedhjen e bërë për të vendosur në stolin e Kombëtares italianin Christian Panucci, si zëvendës të De Biasit.

Në një intervistë në “Wake Up” në Top Channel, ai ka shpjeguar arsyet që çuan në zgjedhjen e një tjetër trajneri italian për Kombëtaren kuqezi.

80% e mendimit teknik në Federatë, por jo vetëm, ka qenë e mendimit se duhet të kishim një trajner italian, pasi shkolla e tyre ka sjellë trajnerë të suksesshëm. Italianët janë më të disiplinuarit në botë për futbollin dhe disiplina është shumë e rëndësishme në këtë sport. Kjo është një nga gjërat kryesore që të merrnim trajner italian, tha Duka.

I pyetur se pse pikërisht është zgjedhur Panucci, duke qenë se në rolin e trajnerit ka pak eksperiencë, Duka e ka vlerësuar atë, madje e ka krahasuar edhe me Zidane.

Ne e kemi pasur ëndërr ta shohim në televizor dhe jo mëlive”. Është një nga emrat më të mëdhenj ndër vite të futbollit italian. Duhet ta kemi për nder që e kemi këtu. Ka bërë shumë mirë atje ku ka trajnuar. Nuk besoj që ka më pak se Zidane, është shprehur Duka.

Më pas, kreu i FSHF shprehet se tashmë është më i shqetësuar, duke qenë se mbetet për t’u parë se si do të ecin gjërat me Panucci-n në krye të Kombëtares.

Ai thotë se menjëherë pas zyrtarizimit të Panucci-t ka marrë një mesazh urimi edhe nga Gianni De Biasi.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej