Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Drejtori i CIA John Brennan, vizitë të papritur në Tiranë

Nga Rexhina Biba 0

Në fshehtësi të plotë, ashtu si dhe e kërkon sëra, ka qenë mysafir në Tiranë drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), John Brennan.

Mësohet se drejtuesi më i lartë i shërbimit sekret amerikan është takuar me kryetarin e qeverisë, Edi Rama, ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe kreun e shtetit, Bujar Nishani.

Nga burime zyrtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë, por edhe prej vetë ministres Kodheli mësohet që bisedimet janë përqendruar në një gamë çështjesh, përfshi sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, si dhe çështje të tjera dypalëshe.

Kjo vizitë vjen pas forcimit të krahut pro rus në rajon dhe sllavo-ortodoks, por dhe në vigjilje të zbatimit të Reformës në Drejtësi.

E vetmja që ka publikuar foto të takimeve me kreun e CIA-s ka qenë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej