Ka than' i moçmi: 

 "Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet.”

                                                                                        -Filip Shiroka

Dredhanik me arra dhe shërbet, ëmbëlsi nga tradita pogradecare

Nga Media 0

Një ëmbëlsirë tradicionale, tipike e zonës së Pogradecit, e përgatitur krejt lehtë dhe shpejtë me një shije unike që të përfshin tërësisht.

Dredhaniku me arra dhe shërbet është një specialitet i amvisave pogradecare, të cilat jetë e mot e kanë përgatitur këtë ëmbëlsirë në rasta të veçanta festash apo edhe gëzimesh familjare.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën fantastike të përgatitjes së dredhanikut me arra dhe shërbet krejt lehtë në shtëpi.

Një mënyrë ideale për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj.

Përgatitja e Dredhanikut me Arra në Shtëpi

Përbërësit

(Sasia e përbërësve përzgjidhet sipas preferencës, më poshtë përbërësit janë për 12 dredhanikë)

3 petë të gatshme ëmbëlsirash

1 flxhan çaji me arra të thërrmuara

Gjysmë filxhani çaji me gjalpë të shkrirë

Thelpinj arrash

Për shërbetin

1 gotë sheqer

2 gota ujë

Pak lëkurë limoni të grirë ose lëkurë portokalli

1 lugë gjelle lëng limoni

Një lugë gjelle kanellë

Përgatitja

Hapim petën e parë dhe e lyejmë me gjalpë të shkrirë përmes një furçe kuzhinë.

Hedhim një pjesë të arrëve të thërrmuara dhe më pas petën e mbledhim në formën e rolesë.

Më pas, AgroWeb.org ju këshillon që rolenë ta prisni në katër pjesë me gjatësi 10 centimetra dhe secilën prej pjesëve e mbledhim në formë rrumbullake duke i vendosur një thelpi are në mes.

Kështu vijojmë edhe me dy petat e tjera.

Dredhanikët i vendosim në një tavë dhe i lyejmë sipër me gjalpë përmes furçës së kuzhinës.

I vendosim në furrë të parangrohur dhe i lëmë të piqen përreth 20 minuta derisa sipërfaqja e dredhanikëve të bëhet e kuqërremtë.

Nga ana tjetër përgatisim shërbetin. Hedhim ujin, sheqerin dhe i lëmë të ziejnë derisa shërbeti të lidhet.

Në fund i shtojmë lëkurën e grirë të portokallit apo limonit, kanellën dhe lëngun e limonit.

Shërbeti lihet që të vaket dhe hidhet mbi dredhanikët kur këta të fundit të jenë të vakët gjithashtu.

Dredhanik me Arra dhe Shërbet – Ëmbëlsi nga Tradita Pogradecare

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej