Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Dita e Rinisë/ Të rinjtë e PD-së protestë para 5 institucioneve shtetërore

Nga Rexhina Biba 0

8 Dhjetori shënon Ditën Kombëtare të Rinisë, në nder të studentëve që u bënë iniciatorë të kthesës më të madhe historike në vitin 1991.

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kanë zgjedhur pikërisht këtë ditë pët të protestuar përpara 4 institucioneve qeveritare për tu bashkuar më pas para Kryeministrisë.

Në orën 11:00  të rinjtë nga i gjithë vendi,  do të mblidhen para Ministrisë së Arsimit, kundër reformës në arsimin e lartë. Një grup tjetër do të jetë para Ministrisë së Shëndetësisë,  për korrupsionin dhe kontrata koncesionare të firmosura nga Ministri Ilir Beqaj.

Gjithashtu të rinjtë do të protestojnë në të njëjtën kohë para Ministrisë së Brendshme për situatën e drogës dhe para Bashkisë së Tiranës, për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, në landfillin e plehrave në Sharrë.

Pas Ministrive, në orën 12:00 të rinjtë do mblidhen para Kryeministrisë në tubim kundër kryeministrit Edi Rama, për t’iu drejtuar më pas Qytetit Studenti në të njëjtin intenerar që ndoqën studentët në vitin 1991.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej