Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Dita e 65-të e protestës tek Astiri, Pampuri: Të largohen të gjithë, t’i lënë vendin atyre që punojnë për ju

Nga Klodiana 0

Banorët e zonës së Unazës së Re kanë vijuar me protestën e tyre duke shënuar ditën e 65-të të saj. Pasi bllokuan rrugën në të dy akset e saj, banorët e Astirit me thirrjet “O dorëzohu, o rrëzohu” ndaj kryeministrit Edi Rama, kanë vijuar protestën kundër projektit të zgjerimit të rrugës pasi një pjesë e banesave të tyre do të prishen.

Siç edhe ka ndodhur që prej ditëve të para të kësaj proteste, edhe sot në mbështetje të banorëve ishte dhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

“I bëj thirrje dekaniatit që të mbështesë studentët. Ilaçi për ta hequr këtë virus është bashkimi i shqiptarëve para kryeministrisë. Rama do të mbahet mend vetëm për kanabizimin dhe vjedhjen që i ka bërë shqiptarëve. Nëse këtu mendojnë që do të përdorin forcën e disa banditëve e kanë gabim se askush nuk e ka forcën e sovranit. Ftoj të gjithë që t’ju bashkohen protestës tuaj sepse sot e keni ju, nesër do ta kenë ata këtë problem. Një ditë do të drejtojmë të gjithë bashkë,”-tha deputeti i PD-së.

Përveç Balliut, në protestë në mbështetje të banorëve ishte edhe deputetja tjetër e PD-së, Orjola Pampuri.

“Rama tha do iki kur të dua vetë, jo mor jo do ikësh kur të duam ne. Gjithë Shqipëria është në protestë. Të gjithë të largohen dhe t’i lënë vendin atyre që mundohen dhe punojnë për ju,”– u shpreh Pampuri.

Protesta e banorëve të Unazës së Re ka nisur rreth 2 muaj më parë. Banorët që preken nga ky projekt do t’ju shemben banesat, ndërsa ata që i kanë të legalizuara janë futur në një proces për të marrë dëmshpërblimin që iu takon. Banorët që kanë shtëpitë e tyre të palegalizuara mund të përfitojnë një bonus qiraje me afat 3-vjeçar nga Bashkia e Tiranës.

Në protestat e mëparëshme, banorët kanë kërkuar plotësimin e 6 kërkesave. Ato janë: Anulimi i projektit të Unazës së Madhe; Rifillimi i procesit të legalizimit për të gjitha banesat; Rregullimi i kushteve të transportit publik në kryeqytet; Ulja e çmimit të karburantit dhe rritja e cilësisë së tij; Tu jepen punonjësve të policisë rroga e 13 orët suplementare dhe pagesa e dietave; Plotësimi i kërkesave të studenteve dhe rrëzimi i ligjit të Arsimit të Lartë.

/shqiptarja.com/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej