Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Demarkacioni, kur çlirimtarët kthehen në pushtues

Nga Media 0

Nga Elkier Bushkolaj

Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi kaloi me 80 vota pro në kuvendin e Kosovës këtë të mërkurë e për pasojë Kosova do të humbasë 8 mijë e 250 hektarë tokë nga territori i saj.

Pasi forcat e sigurisë përzunë nga parlamenti dhunshëm ata pak deputetë të mbetur në Lëvizjen Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës finalizoi marrëveshjen e Demarkacionit, e cila prej 3 vitesh kishte mbetur pezull falë protestave të opozitës dhe popullit kosovar.

Për ironi të fatit Demarkacioni kaloi me votat e atyre që për Kosovën morën armët në dorë dhe luftuan pa kompromis dhe atëherë kur Evropa dhe SHBA-ja i cilësonte si terroristë.

Demarkacionin e votuan këta komandantë të UÇK-së që pak ditë më parë u falën tek varri i Adem Jasharit, i cili për këtë tokë sakrifikoi gjithçka kishte.

Janë këta komandantë që çdo vit kryejnë homazhe tek varri i Isa Boletinit, Shaban Polluzhës, Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës, Hakif Zejnullahut, Fehmi Lladrovcit, Bekim Berishës,,Ridvan Qazimit, Tahir Sinanit, Kolë Mirditës e dhjetra dëshmorëve të tjerë që për komb e flamurin kuq e zi dhanë jetën.

Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta si dhe vartësit e tyre nxituan për të uruar Kosovën që i fali 8 mijë e 250 hektarë tokë Malit të zi, shtet i cili është krijuar në kurriz të tokave shqiptare.

Sikur Edi Rama e Lulzim Basha të kishin këtë konsensus është për problemet që kanë vënë poshtë vendin tonë me siguri shqiptarët nuk do ishin të dytët pas Sirisë që kërkojnë azil në vendet e BE.

Politikanët kosovarë votën pro Demarkacionit e justifikuan me kërkesat e ndërkombëtarëve dhe premtimin e tyre për liberalizim vizash, teksa për asnjë moment nuk nxituan të pyesnin popullin e tyre.

A e kanë pyetur këta politikanë Ambasadorin Amerikan në Kosovë ,Greg Delawie, nëse do ishte dakord që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ti falin një pjesë të tokës së tyre Kubës, apo qofte edhe Kanadasë.

Të njëjtën pyetje t’ua shtrojnë edhe ambasadorëve të tjerë të vendeve të BE, që në këmbim të liberalizimit të vizave na kërkojnë tokë.

Ata deputetë që sot votuan pro Demarkacionit çfarë do tu thonë pasardhësve të tyre kur t’i pyesin se persë Kosova humbet tokë, se përse Dardania nuk është e bashkuar me Shqipërinë e me Iliridën?

Asnjë pushtues nuk është treguar aq barbar sa jemi treguar ne më njëri tjetrin, tokën tonë, e pasuritë tona.

Zoti na mëshiroftë!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej