Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Dalin në shitje pronat e “piramidave”, ja sa milion euro kushtojnë pasuria e Vefa-s dhe Kamberit

Nga Klodiana 0

Ministria e Financave do të nxjerrë në ankand këtë të premte rreth 10 fabrika, të dy ndër firmave më të mëdha piramidale, Vefa dhe Kamberi.

9 prej pronave që do të nxirren në ankandi i përkasin firmës Vefa. Në to përfshihet 4 objekte të “Ish Sektori i Përpunimit të Drurit” në Elbasan, tokë truall e “Ish Fabrikës së Salcës” në Fier, “Frigoriferi” në Rrëshen, “Ish Fabrika e Sallamit dhe Magazinë Prodhimi” në Përmet, si edhe “Truall Depo Uji Nr. 1” dhe “Truall Stacion Pompimi” në Paskuqan.
Ankandi do vazhdojë me pronat e Firmës Kamberi, ku më të rëndësishmet janë “Ish Pularia” në Patos dhe një Linjë Prodhimi Sallami në Nartë të Vlorës. Prona më e shtrenjtë mes 14 objekteve i përket firmës Kamberi. Ajo është ish pularia e Patosit, me vlerë rreth 100 mijë dollarë.

Pasuritë në fjalë, janë të paktat që kanë mbetur pas konfiskimit të pronave të ish-firmave piramidale dhe ndarjes së një pjese prej tyre. Skemat piramidale në Shqipëri filluan aktivitetin e tyre në vitin 1991, duke sjellë si pasojë vitin tragjik, 1997, me falimentimin e rreth 25 firmave të cilat grumbulluan rreth 1.2 miliardë dollarë kursime të shqiptarëve.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej