Ka than' i moçmi: 

"Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turma e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë".

                                                                                       -Faik Konica

Çfarë kishim para pushtimit turk…

Nga 27-shi 3

Nga Dorian Hatibi*

Sot, dua ta përkujtoj Skënderbeun duke bërë një listë me gjërat që kishim para pushtimit turk e që “vëllezërit” turq, nga dashuria për ne, na i hoqën për 5 shekuj:

– Kishim një Universitet në vitin 1380 në Durrës. Qe te krijoni idenë: Gjermania e ka hapur universitetin e parë 6 vjet pas Durrësit (Heidelberg University).

– Kishim 6 qytete plotësisht të zhvilluara po aq sa Firence, Venecia, Marseja apo Parisi. (Durrësi, Shkodra, Drishti, Lezha, Berati dhe Preveza)

– Kishim klasën tonë aristokratike me 8 familje bujarësh (Balshajt, Topiajt, Muzakajt, Kastriotët, Arianitët, Zebenishtët, Shpatat dhe Dukagjinët) të lidhura në martesë deri edhe me Habsburg-ët dhe Bourbon-ët.

– Kishim filozofët tanë humanistë që bënin “kërdinë” në Europë me idetë e tyre dhe ishin këshilltarë të familjeve perandorake në Hungari, Itali dhe Austri. (Gjon Gazhuli, Pal Engjëlli, Leonik Tomeo dhe Gjon Durrsaku)

– Qytetet tona kishin Statute dhe qeveriseshin me Demokraci, ndërkohë që Amerika fjala vjen qeverisej nga indianët Cherokee apo fiset Azteke që pinin akoma gjak njeriu dhe jetonin si kanibalë.

– Në Durrës intelektualizmi ishte aq i lartë sa kemi të dokumentuar në shekullin e XII për herë të parë notën e protestës së një Metropoliti Ortodoks, i cili i shkruan Konstandinopojës, kundër skllavërisë 300 vjet përpara se në Europë të fillonte si debat.

– Në Durrës bëhej tregti deri edhe me Tunizinë, Ukrainën dhe me Francën që në shekullin V-VII. Ndërkohë që për shembull vendet skandinave jetonin ende duke adhuruar pemën apo malin.

– Kisha e Shqipërisë kishte nxjerrë kardinal (dhe kardinal nuk ishte gjë e vogël atëherë).

Çfarë ndodhi më pas? Asgjë! Thjeshtë erdhi turku.

http://gazetaliria.com/para-pushtimit-turk-kishim-zhvillim/

* Autori është i diplomuar në shkenca politike, psikologji dhe histori, si dhe është ligjërues në Universitetin e Durrësit. Titulli origjinal i shkrimit ishte: “Para pushtimit turk kishim zhvillim”

Komente (3)

  1. Mire se ky autori ka kauar ne skizofreni, po ju qe e publikoni mbajini pak frenat e mos e leshoni pa duar trurin!

  2. autori ka te drejte me siguri ka lexu dhe interesu edhe un jam i mendimit te tille , se prej ur kan shkelur osmanlit me tabiat aziatik na kan mbyt na kan shkatru per ket shkak kemi ngelur 10 000 vjet mbas

  3. Gjate kohes se pushtimit osman diku nga fundi i kesaj kohe kur po beheshin njera pas tjetres lidhje mbarekombetare shqipetare per shpetimin e atdheut na del ne pah qe trojet tona ishin lene krejt pas dore dhe te pa zhvilluara madje te shkeputura prej vendeve te tjera qe zhvilloheshin dita dites. Kjo per faj te rregjimit nazi fashisto milloshevician te sulltaneve dhe xhonturqve qe i shkaktuan trojeve Arberore deme te medha ne njerez, shtepi, kafshe, peme etj. Sot kjo zgjedhe nuk eshte me por klasa politike me vete haxhi qamilat ne krye po ben te njejten gje qe bene osmanlinjte nazi fashiste. O Zot kur do vije ajo kohe qe Arberia te ngrihet larte si shqiponje dhe askush te mos e shkele dot me ate?

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej