Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Byroja e përjashton 10 ditë nga Kuvendi. Noka: Vendimi i ndikuar nga lidhjet kriminale

Nga Rexhina Biba 0

noka

Byroja e Kuvendit ka përjashtuar me 10 ditë deputetin e PD-së Flamur Noka, për shkak të ofendimeve dhe sherrit të shkaktuar prej tij në Komisionin parlamentar të sigurisë kombëtare.

Nga ana e tij, Noka e ka cilësuar këtë vendim si të ndikuar nga lidhjet kriminale të qeverisë. “Jemi në një situatë kritike, kur biznesi i drogës po lulëzon”, ka thënë Noka, i cili ka denoncuar edhe sjelljen e ministrit Tahiri.

Lidhur me vendimin ka reaguar edhe nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, sipas të cilit përjashtimi i Nokës legjitimoi “veprimet arrogante” të ministrit Tahiri, dhe sipas tij në këtë mënyrë po tentohet t’i mbyllet goja opozitës për të gjitha shqetësimet e saj.

Incidenti, Noka përplaset me Tahirin më pas dhe me Brahon (video)


Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>