Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Braçe: Botërorin e fiton Partizani me arbitër Armand Dukën

Nga Media 0

Deputeti socialist Erion Braçe, ka ironizuar sërish drejtuesin e FSHF-së, Armand Duka. I ftuar në emisionin sportiv ‘Magjia 21’ në RTSH, Braçe ka thënë se çifti finalist në këtë botëror do të jenë Spanja dhe Franca. Ndërsa për fituesin ka thënë se do të jetë Partizani me arbitër kreun e FSHF-së.

“Për fat të keq, Portugalia nuk ishte si ekip nga Kristiano e poshtë. Repartin e mbrojtjes te Spanja e prishi Naço, sepse ishte shumë neglizhent. Spanja pati të vështirë vertikalizimin. Në këtë ndeshje, u tregua se futbolli i Europës ishte në një nivel tjetër me skuadrat nga vendet e tjera. Kush e fiton Botërorin? Mendoj se e fiton Partizani, me arbitër Armand Dukën(qesh.) Në finale shoh Spanjën me Francën”, tha deputeti.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej