Ka than' i moçmi: 

“Kur një komb e humb gjuhën, humb dhe veten"

                                                                                       -Sami Frasheri

Biznesi i pistë i përjashtimeve

Nga 27-shi 0

Nga Klodian Tomorri

Qeveria është çmendur. Ditë për ditë i heq nga nje tullë sistemit fiskal.

Një ditë heq taksat e hoteleve për të nxitur turizmin. Nuk kalon një javë nxjerr pykëz tjetër. “Do heqë taksat e agroturizmit për të nxitur ekonominë rurale”- thotë.

Gjithmonë mund të gjesh një argument për të hequr taksat. Edhe për bordellot madje, ka argument. Sepse, lufton stresin e popullatës.

Me logjikën që përdor qeveria i bie të bëjmë një ligj, të legalizojmë shitjen e seksit dhe ta përjashtojmë nga taksat, që të çlirojmë popullsinë nga hormonet. Çmenduri komplet.

Por, përjashtimet fiskale janë politikë e ndyrë në të gjitha drejtimet. Ato janë të padrejta, korruptive dhe asnjë herë nuk kanë efekt pozitiv në ekonomi. E vetmja gjë që bëjnë është se favorizojnë një grusht njerëzish në kurriz të gjithë të tjerëve dhe minojnë sistemin tatimor.

Ne, sot humbasim mbi 1.5 për qind e Prodhimit Kombëtar nga përjashtimet tatimore. Gati 20 miliardë lekë taksa në vit i falim. Me këto ritme shumë shpejt do i çojnë 3 për qind e PBB-së.

Pastaj, del kryeministri dhe pa ju dridhur buza thotë s’kam lekë të blej ilaçet për të sëmurët me tumor. Normal që s’do kesh.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej