Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Besnik Mustafaj: Edi Rama do bënte gjithçka për t’ia dhënë siglën e PD-së Rudina Hajdarit (film)

Nga Ejona 0

Besnik Mustafaj ka thënë në një intervistë në rubrikën “Opinion” në News24 se do të ishte harxhim energjish e spekulim, nëse do kishte një luftë për siglën e PD mes Lulzim Bashës dhe Rudina Hajdarit, e cila është vendosur në krye të një grupi nën emrin e PD. Madje, ai tha se kryeministri Edi Rama do bënte gjithçka për t’ia lënë siglën Hajdarit.

Besnik Mustafaj e ka cilësuar si të papërshtatshëm reagimin e kryeministrit Rama ndaj vendimit të parlamentit holandez për rikthimin e vizave. Ai tha se Holanda është një rast tipik i vendit që ka ndryshuar qëndrim. Angazhimi i Ramës që t’ia hedhë fajin opozitës e përkeqëson pozitën e qeverisë tek vendet europiane.

“Ka shumë rrezik që jehona që ka pasur në qarqet politike europiane, por dhe në mjediset teknike e juridike, si policia apo prokuroria ka rrezik që kjo të përhapet. Qeveria jonë, personalisht kryeministri Rama ka bërë reagimin më të papërshtatshëm ndaj kësaj, duke e akuzuar parlamentin holandez për racizëm dhe duke përdorur një term për izolacionizëm.”, tha Besnik Mustafaj.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej