Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Berisha-ndërkombëtarëve: Cunami i 16 marsit do mahnisë botën

Nga Media 2

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ne distancë mesazheve të ndërkombëtareve, të cilët janë shprehur se djegia e mandateve ka qënë një veprim i gabuar dhe i nxituar i opozitës.
Berisha shkruan se është normale që komuniteti zyrtar ndërkombëtar të mos mbështesë djegien e mandateve. Në mbyllje ai shton se protesta historike e opozitës nëpërmjet mediave të medha po fiton mendjen dhe zemrën e komunitetit ndërkombëtar.
Berisha shkruan:
Së pari, vetëkuptohet se komuniteti zyrtar ndërkombetar nuk mbështet dhe nuk mund të mbështese djegien e mandateve. 
Së dyti, mendoj se opozita ka mirëkuptim për këto qëndrime dhe po bën gjithçka për të qartësuar shkaqet që detyruan opozitën për vendimin e saj. 
Së treti, sot opozita dhe shqiptarët në tëresi me protestën dhe kauzën e tyre kanë fituar me shpejtësi të rrufeshme pushtetin e katërt botëror. Mediat e botës kane paraqitur revolucionin e shqiptarëve si ngjarje botërore, në qindra e qindra lajme kanë informuar publikun e tyre se opozita shqiptare proteston kundër lidhjeve të qeverisë së Edvinit me krimin, korrupsionin e papërmbajtur dhe dhunimin e zgjedhjeve, dosjet famoze të prokurorisë, proteston kundër narkoshtetit dhe kontrollit të Shqipërise tashmë Kolumbi e Europës nga mafia.
Si përfundim, protesta historike e opozitës nëpërmjet mediave të medha po fiton mendjen dhe zemrën e komunitetit ndërkombëtar dhe ka damkosur narkoshtetin e regjimit të kakistokracisë. Revolucioni i pandalshëm po ecën drejt fitores! Cunami i dates 16 mars do mahnisë botën!
Loading...

Komente (2)

  1. Tri fytyrat e krimit!

  2. Si nuk u shporr ky spiuni nga politika mor vlla!!

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej