Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Bashkia koncert për Shën Valentinin në Tiranë, ja këngëtarët që do performojnë

Nga Klodiana 0

Me zemrën te Pazari i Ri. Nëse ende nuk e keni menduar një vend ku mund të kaloni Ditën e Dashuruarve, Bashkia e Tiranës do të organizojë një superkoncert live e me plot surpriza të tjera që mbeten për t’u zbuluar më 14 shkurt.

Për këtë ditë të veçantë, Bashkia e Tiranëss ka ftuar zërat më të mirë të momentit që do të performojnë për të gjithë ata që duan të kalojnë disa momente të bukura me njeriun e tyre të zemrës në krah. Këngëtarët Fifi, Gerta Mahmutaj, por edhe performanca e jashtëzakonshme në violinë e Stringirls, pritet që të ndezin hapësirën e re moderne të Pazarit të Ri, që pas rivitalizimit nga ana e Bashkisë së Tiranës, tashmë ofron mundësi të panumërta për aktivitete në çdo orë të ditës duke e kthyer zonën në një pikë mjaft atraktive për turistët.

Nuk do të mungojnë edhe DJ më të mirë të momentit, si ANTOINE, DWARF, ERI DEE, MIND dhe VIN VELI që do të elektrizojnë të pranishmit duke e shndërruar 14 shkurtit në një festë të paharruar për të gjithë të dashuruarit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej