Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Basha: Politika do të ndryshojë, duke ndryshuar së pari PD

Nga Skenderi 0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur per mediat, pas nje mbledhje e grupit parlamentar te Partise Demokratike, ku riperseriti akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama, qe sipas tij po ben avokatin e droges./r/n/r/nLeader of PD Lulzim Basha, speaks for the media after a meeting of the parliamentary group of the Democratic Party.

Politika do të ndryshojë, duke ndryshuar së pari Partinë Demokratike. Kështu u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha para qytetarëve të Sarandës.

Basha foli për parimet që duhet të udhëheqin këtë forcë dhe anëtarët e saj, për ta kthyer politikën tek qytetarët, për t’u dhënë atyre pushtetin që meritojnë.

Gjithashtu kreu i PD akuzoi Ramën se është i vetmi Kryeministër në botë që e kalon kohën e tij në një zyrë i rrethuar nga skicat e veta dhe jo nga hallet e shqiptarëve që sa vijnë e shtohen. Dhe kur i duhet të dalë nga zyra e merr zyrën me vete.

Ndërsa lidhur me buqësinë Basha është shprehur se gjatë qeverisjes së tij ata do të marin subvencione dhe grante, pasi paratë janë por ato sot shkojnë për shpenzime lluksi nga ana e qeverisë.

Subvencionet për bujqësinë nuk do ju përjashtojnë ju, ju do të merrni subvencione, do të merrni grante. Do të merrni para për të mbështetur prodhimin tuaj dhe po kështu ne do të ndërhyjmë për të ndërtuar infrastrukturën, për të mbyllur rrugët që kanë mbetur akoma pa mbyllur dhe për t’ju dhënë ju akses të plotë në treg. Kjo do të ndryshojë me qeverinë tonë, paratë janë. Në qoftë se paratë nuk shpenzohen për luks qeveritar, në qoftë se nuk ndahen me miqtë e kryeministrit ato mjaftojnë për të mbështetur bujqësinë; ato mjaftojnë për subvencione për çdo fermer në bazë të prodhimit”, u shpeh Basha

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>