Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Basha në Krujë: Ka ardhur koha të ngrihemi si 500 vjet më parë

Nga Klodiana 0

Kryedemokrati Lulzim Basha vizitoi sot Krujën për të ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit në Tiranë. Duke theksuas se 500 vjet më parë ky vend i vogël i qëndroi fuqisë më të madhe ushtarake në botë, Basha deklaroi se ka ardhur koha të çohemi kundër qeverisë.

“Bashkëbisedova me disa qytetarë dhe pronarë dyqanesh këtu në Krujë. Gjendja shumë e rëndë. Nuk pashë një turist të trokasë në dyqanet e tyre. Ka vende me klimë shumë më të keqe se Shqipëria ku turizmi nuk pushon.

Jo vetëm që nuk ka turistë por 1/3 e popullsisë së Krujës është larguar. Kjo është rezultat i një klime tjetër që nuk ka të bëjë me Zotin apo me motin por ka të bëjë me qeverinë ose bandën që qeverisë. 

Ky është vendi për të dhënë një mesazh. 500 vjet më parë një vend i vogël i qëndroi fuqisë më të madhe ushtarake në botë. Pse, sepse ishin të bashkuar, sot ka ardhur koha të çohemi sepse ne kemi kauzën e drejtë. Ne do ta kthejmë Shqipërinë në binarët europianë”, tha Basha.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej