Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Basha: Llalla të vijojë detyrën, deklarata e Lu nuk ka vlerë

Nga Media 0

Në një dalje urgjente për mediat kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar që Adriatik Llalla të vijojë të qëndrojë në detyrë deri në formimin e KLP-së dhe zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

“Vendi duhet të ketë Prokuror. Sa kohë kryeprokurori i ri nuk është zgjedhur, kryeprokurori në detyrë vijon mandatin. Ne kërkojmë formimin e KLP-së. Ju e dini fare mirë se ekziston një instrument në kontrollin e Edi Ramës për të penalizuar kandidaturat. Përgjegjësia është tërësisht e Edi Ramës. Ne besojmë se kjo është e qëllimshme. Edi Rama fshehtazi në shtator ka propozuar një ligj që diktojë një Prokuror të Përkohshëm që ta zgjedhë vetëm më votat e tij, qëllimi për të mbrojtur Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Qazim Sejdinin, Damian Gjiknurin, oficerët e policisë. Nëse ai e bën, do ketë përgjigjien e merituar nga opozita dhe qytetarët shqiptarë. Nëse vijon, kjo atëherë është çështje e çdo qytetari, jo vetëm e opozitës”, tha Basha.

Basha tha se deklaratat e ambasadorëve nuk kanë asnjë vlerë. Sipas tij, nuk është detyrë e ambasadorëve që të interpretojnë Kushtetutën e Shqipërisë. “S’kanë asnjë vlerë, sepse nuk kanë asnjë tagër të interpretojnë kushtetutën e Shqipërisë. Thirrjet që vijnë për të zbatuar Kushtetutën janë të mirëpritura. S’mund të ketë thirrje nga një institucion ndërkombëtar ku të kërkohet dhunimi i Kushtetutës ku është mishëruar Reforma në Drejtësi. Asnjë ndërkombëtar s’mund t’i kërkojë shqiptarëve të shkelin konsensusin e 22 korrikut, kjo është e paimagjinueshme”, tha Basha.

 

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej