Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Basha-ambasadorëve: Mos u bëni palë me askënd, por me vlerat mbi të cilat qëndroni

Nga Media 0

Pas takimit me ministrin e Jashtëm çek në selinë e Partisë Demokratike, kryetari i opozitës Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediet, me në krah aleatët e tij në opozitë. Ai tha se me të patën mundësinë të shpalosnin edhe njëherë vlerat europiane, si thelbi i betejës opozitare.

“Jam i inkurajuar nga fakti se në betejën për vlerat europiane, për zgjedhje të lira, një parlament të shkëputur nga krimi, një qeveri të çliruar nga krimi i organizuar dhe interesat e oligarkisë, por edhe për një Shqipëri të çliruar nga qeverisja kriminale, ne kemi gjetur jo vetëm një bashkëbisedues të vëmendshëm, por edhe një mbështetës të fuqishëm të rrugëtimit europian të Shqipërisë”, tha Basha.

Sipas tij, ky rrugëtim pengohet nga korrupsioni galopant, nga krimi i organizuar dhe nga asgjësimi i votës së lirë.

“Përpjekja jonë, jo thjesht për të larguar një regjim të ardhur në pushtet përmes paktit me krimin, por për të çliruar votën e lirë dhe për të bërë një pakt me të gjithë shqiptarët, ku vlerat e demokracisë dhe të lirisë të mos i cënojë dot më askush, ka nisur rrugëtimin përmes protestave dhe aksionit qytetar, por edhe përmes gjithëpërfshirjes së elitës intelektuale”, tha më tej Basha.

I pyetur mbi reagimet e Ambasadës së SHBA dhe misionit të BE-së në Shqipëri, Basha deklaroi:

“Nuk i komentoj kurrë deklaratat e ambasadave, por një sugjerim e kam edhe për ata. Unë u kërkoj atyre që të mos jenë palë me asnjë person në Shqipëri, me asnjë parti politike, por të jenë palë me vlerat për të cilat ata dhe vendet e tyre qëndrojnë. Vlerat e demokracisë, të zgjedhjeve të lira e të ndershme, të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe drogës, shitblerjes së votës”.

Këto probleme, sipas Bashës i shprehu qartë edhe raporti i Departamentit amerikan të Shtetit, para disa ditësh.

Basha theksoi më tej se protesta e nesërme do të hyjë në histori si një ndër protestat më të mëdha në vend, përmes bashkimit më të madh popullor për të ndalur të keqen.

http://top-channel.tv/2019/03/15/basha-ambasadoreve-mos-u-beni-pale-me-askend-por-me-vlerat-mbi-te-cilat-qendroni/?fbclid=IwAR1hdH8ewklkvHidH-SMupvZ5gdQklsXjrNW1pQ-uBcItyliUJ4kCbagKog

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej