Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

“Balkan`s Gate”, kineastë nga e gjithë bota zgjedhin Prespën

Nga Media 0

Si duket Prespa, ky liqen i ndarë mes tre shteteve, në syte e një rumuneje, francezi, polakeje apo një amerikaneje? Sa ndryshe është ajo në sytë tanë?

Kineastë nga vende të ndryshe të botës do të bëhen bashkë për të prodhuar filmat e tyre të shkurtër në Prespë në bashkëpunim me të rinj shqiptar si pjesë e projektit Balkan’s Gate, në edicionin e tij të parë i cili realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës Amerikane.

Gjatë datave 10-20 tetor ata do të xhirojnë dhe do të montojnë filmat e tyre që do të shfaqen për publikun për herë të parë në datën 20 tetor në Teatrin e Korçës.

Zona e Prespës paraqet probleme të shumta, por mbi të gjitha vlera të jashtëzakonshme të cilat njihen pak nga të rinjtë.

Për këtë arsye, përmes artit të tyre këta të rinj do të na ndihmojnë të sjellim vëmendjen në këtë zonë si dhe të reflektojmë mbi atë sesi e shohim veten dhe si na shohin ne të tjerët.

Traditat artizanale në të njëjtën kohë përbëjnë një trashëgimi shumë të rëndësishme në Prespë, si dhe në Korçë. Evidentimi i këtyre  vlerave është shumë i rëndësishëm për t’i shpëtuar këto zona nga erozioni i tmerrshëm i kohës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej