Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ata s’janë përfaqësuesit tanë. Fëmijët e kujt prej tyre janë të papunë?

Nga Media 0

Nga Fatjon Gjinaj

Ata nuk janë përfaqësuesit tanë sepse ne duhet të jemi tjetër soij për të patur përfaqësues të tillë. A i keni vënë re se si bëjnë? A i keni dëgjuar se çfarë thonë? Ata flasin për gjithçka tjetër, askush nuk flet se kur dhe si e sheh të ardhmen e këtij vendi. Sepse ata nuk duan t’ja dinë. Sepse ata të shqyejnë me dhëmbë vetëm për të ardhmen e tyre. Sepse ata atdheun dhe të ardhmen nuk i shohin dot bashkë. Sepse të ardhmen e shohin diku tjetër dhe atdheun diku tjetër.

Më thoni: Kë prej tyre njihni dhe që është i varfër? Fëmijët e kujt prej tyre janë të papunë, diskriminohen në punë, paguhen keq? Kush nga ata nuk ka kushte për t’u ngrohur në shtëpi? Cili prej tyre vidhet nga hajdutët në urban? Kush nga ata nuk ka mundësi t’i japë një përkrahje të bijës që po lind por fëmija që po vjen në jetë s’ka as çati mbi kokë? Cilët prej tyre nuk e kanë kaluar kurrë një pikë doganore qoftë edhe sa për të kaluar pak ditë me të birin në emigrim që ka ikur në mënyrë të paligjshme në Itali? Më thoni emrin e njërit prej tyre që po vuan nga një sëmundje e rëndë dhe nuk bën dot kontrolle të vazhdueshme sepse nuk mbulon dot shpenzimet?

A njihni ndonjërin prej tyre t’i kenë thënë ndërtojë shtëpinë aty e më pas të kenë shkuar për t’ja shembur? Po ndonjërin prej tyre që ble ushqime me listë, karburant me listë, miell me listë, rroba me listë, një dreq me listë?

Askush nuk do të më thotë asnjë emër, sepse të gjithë ju që po lexoni këto rreshta nuk jeni si ata, sepse ju nuk gënjeni dot. Sepse për ju gënjeshtra është një gjë e keqe. Ata nuk janë përfaqësuesit tanë, sepse ata nuk janë si shumica prej nesh. Ata nuk janë përfaqësuesit tanë sepse hallet e shumicës prej nesh i përdorin vetëm për të bërë politikën e tyre kundër njëri-tjetrit. Ata nuk janë përfaqësuesit tanë sepse ne duhet të jemi tjetër soij për të patur përfaqësues të tillë.

Dhe në fund, këto fjalë mund t’i quani të drejta por e di se asnjëri prej jush nuk do të tregohet i drejtë me to. Dhe më vjen veçanërisht keq në qoftë se për ndonjërin prej jush këto fjalë erdhën të bukura. Jo të dashur, këto fjalë janë as të bukura e as të hidhura. Janë të sinqerta. Varet kujt ju i thoni sinqeritet. Po, po varet vërtetë shumë, kujt ju i thoni sinqeritet.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej