Ata s’janë përfaqësuesit tanë. Fëmijët e kujt prej tyre janë të papunë?

Duhet të lëçisni

Katër të vdekur dhe 57 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur katër persona dhe se janë regjistruar 57 raste të...

Katër raste të reja me Covid-19 në Vlorë, një prej tyre punonjës në Universitet

Katër raste të reja me koronavirus janë konfirmuar ditën e sotme në Vlorë. Raportohet se një prej tyre është staf në Universitetin Ismail Qemali. Ndërsa...

Bardhi: E paralajmëruam, Edi Rama mashtroi shqiptarët për listat e hapura

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar lidhur me amendamentet e propozuara nga maxhoranca sot në këshillin politik. Në një postim në rrjetet...

Zbardhet formula e Ramës për Kodin Zgjedhor: Lista 100% të hapura, fituesit i “cakton” kryetari

ABC NEWS ka zbardhur formulën e kryesocialistit Rama se si do të bëhet shpërndarja e deputetëve tashmë me lista të hapura. Së pari, sic thuhet...

Nga Fatjon Gjinaj

Ata nuk janë përfaqësuesit tanë sepse ne duhet të jemi tjetër soij për të patur përfaqësues të tillë. A i keni vënë re se si bëjnë? A i keni dëgjuar se çfarë thonë? Ata flasin për gjithçka tjetër, askush nuk flet se kur dhe si e sheh të ardhmen e këtij vendi. Sepse ata nuk duan t’ja dinë. Sepse ata të shqyejnë me dhëmbë vetëm për të ardhmen e tyre. Sepse ata atdheun dhe të ardhmen nuk i shohin dot bashkë. Sepse të ardhmen e shohin diku tjetër dhe atdheun diku tjetër.

Më thoni: Kë prej tyre njihni dhe që është i varfër? Fëmijët e kujt prej tyre janë të papunë, diskriminohen në punë, paguhen keq? Kush nga ata nuk ka kushte për t’u ngrohur në shtëpi? Cili prej tyre vidhet nga hajdutët në urban? Kush nga ata nuk ka mundësi t’i japë një përkrahje të bijës që po lind por fëmija që po vjen në jetë s’ka as çati mbi kokë? Cilët prej tyre nuk e kanë kaluar kurrë një pikë doganore qoftë edhe sa për të kaluar pak ditë me të birin në emigrim që ka ikur në mënyrë të paligjshme në Itali? Më thoni emrin e njërit prej tyre që po vuan nga një sëmundje e rëndë dhe nuk bën dot kontrolle të vazhdueshme sepse nuk mbulon dot shpenzimet?

A njihni ndonjërin prej tyre t’i kenë thënë ndërtojë shtëpinë aty e më pas të kenë shkuar për t’ja shembur? Po ndonjërin prej tyre që ble ushqime me listë, karburant me listë, miell me listë, rroba me listë, një dreq me listë?

Askush nuk do të më thotë asnjë emër, sepse të gjithë ju që po lexoni këto rreshta nuk jeni si ata, sepse ju nuk gënjeni dot. Sepse për ju gënjeshtra është një gjë e keqe. Ata nuk janë përfaqësuesit tanë, sepse ata nuk janë si shumica prej nesh. Ata nuk janë përfaqësuesit tanë sepse hallet e shumicës prej nesh i përdorin vetëm për të bërë politikën e tyre kundër njëri-tjetrit. Ata nuk janë përfaqësuesit tanë sepse ne duhet të jemi tjetër soij për të patur përfaqësues të tillë.

Dhe në fund, këto fjalë mund t’i quani të drejta por e di se asnjëri prej jush nuk do të tregohet i drejtë me to. Dhe më vjen veçanërisht keq në qoftë se për ndonjërin prej jush këto fjalë erdhën të bukura. Jo të dashur, këto fjalë janë as të bukura e as të hidhura. Janë të sinqerta. Varet kujt ju i thoni sinqeritet. Po, po varet vërtetë shumë, kujt ju i thoni sinqeritet.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

E Freskët taze

Katër të vdekur dhe 57 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur katër persona dhe se janë regjistruar 57 raste të...

Katër raste të reja me Covid-19 në Vlorë, një prej tyre punonjës në Universitet

Katër raste të reja me koronavirus janë konfirmuar ditën e sotme në Vlorë. Raportohet se një prej tyre është staf në Universitetin Ismail Qemali. Ndërsa...

Bardhi: E paralajmëruam, Edi Rama mashtroi shqiptarët për listat e hapura

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar lidhur me amendamentet e propozuara nga maxhoranca sot në këshillin politik. Në një postim në rrjetet...

Zbardhet formula e Ramës për Kodin Zgjedhor: Lista 100% të hapura, fituesit i “cakton” kryetari

ABC NEWS ka zbardhur formulën e kryesocialistit Rama se si do të bëhet shpërndarja e deputetëve tashmë me lista të hapura. Së pari, sic thuhet...

Europa League, Tirana luan në Zvicër ndaj kampionëve të Joung Boys

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti, i cili ka përcaktuar çiftet e skuadrave që do të përballen me njëra-tjetrën në fazën “play off”...