Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Arrestimi në Francë/ Reagon Haradinaj: Nuk na trembin tanket e Millosheviçit

Nga Ejona 0

Kreu i AAK, Ramush Haradinaj ka reaguar për herë të parë pas arrestimit në Francë nga një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia

Përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, ish-presidenti i Kosovës thotë se vendimi për arrestimin e tij është një vendim i regjimit të Millosheviçit, ndërsa shprehet se nuk e trembin as tanket as fletëarrestet e tij.

Haradinaj shprehet se ndjen keqardhje për vendet që respektojnë këto vendime.

Statusi i plotë: 

Të dashur qytetarë të Kosovës,
Është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë “poternicat” e tyre.
Ne si popull e si individë, nuk jemi trembur nga tanket e Millosheviqit e lere më nga fletarrestet e tij.
Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës,„Rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush“.
Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush!
Do të takohemi shpejt në Kosovë!
Juaji Ramush Haradinaj 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>