Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ambasadorja Çitaku: Fitorja e djemve tanë, s’e kompenson dështimin tim dhe të kolegëve të mi

Nga Media 0

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku përmes një statusi në  Facebook është shprehur se ndjehet e lumtur dhe krenare me lojën fantastike që bënë djemtë e Kosovës në futboll.

Por e lumtur me shkëlqimin e tyre, ajo nuk lë pa përmendur dështimin e diplomacisë kosovare që nuk arriti ta antarësojë vendin në Interpol.

Postimi i plotë i Çitakut:

Ndoshta më mirë sonte ne që jemi në diplomaci mos me folë hiç. Në fakt, u mata shumë mos me shkru. Po s’u durova.
Qe po e them: Faleminderit o djem! Një popull të ngrysun nga disfata e mëngjesit e bëtë me lot gëzimi!
Sigurisht, kjo fitore nuk e kompenson dështimin tim dhe të kolegëve të mi. Po një leksion të mirë na e dhatë, na mësuat si bëhet ekipi. Si luftohet për fitore. Na mësuat se kthimi është i mundshëm edhe pas humbjes.
Faleminderit, përulësisht. Fadilin e keni ba krenarë sot.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej