Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Ambasadori Austriak: Ndërtimi i HEC-eve në Valbonë dëmton turizmin

Nga Skenderi 0

Ambasadori i Austrisë në Tiranë Johann Sattler është shprehur se ndërtimi i HEC-ve në Valbonë është një sinjal i gabuar për turizmin shqiptar dhe turistët Europianë.

Gjithashtu Sattler gjatë takimit me temë “Nxitja e turizmit dhe e Kulturës si Katalizatorë të Zhvillimit Ekonomik – Roli i konsujve të Nderit” përcoli një mesazh shum të qartë për politikën shqiptare ku i kërkoi të  mos ndërhyjë në parqet kombëtare, pasi kjo demton turizmin.

Në këtë takim ishin të pranishëm Ministrja e Zhvillikmit Ekonomik, Turizmit, Sipërmarrjes dhe Tregtisë Milva Ekonomi dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Johann Sattler:

“Ndërtimi i HEC-ve në Valbonë është një sinjal i gabuar për turizmin shqiptar dhe turistët Europianë. Keni shumë parqe kombëtare, por është e rëndëshime ti mabini ato pa ndërhyrë. Keni Valbonën që duhet ti ruajmë si parqe natyrore dhe HEC nuk do të shkojnë. Duhet të ketë një kufizim për këtë. Turistët kërkojnë pastërti dhe natyrë këto ndërthyrje teknologjike çojnë në mendim të gabuar”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>