Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Alibeaj: Rama i dha kohë Tahirit të prishë provat

Nga Klodiana 0

Deputeti i PD, Enkelejt Alibeaj, ka akuzuar sërish ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, duke thënë se e ka nisur aktivitetin kriminal shumë kohë para se të bëhet ministër i Brendshëm.

Në një dalje për mediat, Alibeaj tha se Tahiri ishte kapiteni i narkoshtetit me bekimin e Ramës dhe u bë ministër si garanci për krimin.

“PS në kom e mandateve me urdhër të Ramës nuk lejoi drejtësinë të funksionojë. I dha kohë Tahirit të zhdukë çdo provë e objekt komprometues. Rama ka vënë gjithë shtetin në funksion t paktit të tij kriminal. Ai do që Tahiri t’ia hedhë pa u lagur, në mënyrë që të shpëtojë ai dhe Rama. Nëse do miratohej kërkesa e prokurorisë Tahiri do merrte me vete dhe ramin për shkak të fakteve që Tahiri ka për të. Ka përfituar 20 milionë euro që i duheshin për fushatën, ai sërish u mor në mbrojtje nga Rama. Historia është e thjeshtë, parlamenti gjykon vetëm legjitimitetin dhe ligjshmërinë e kërkesës, nuk pranon dhe gjykon prova, pasi nuk është gjykatë. Parlamenti gjykon politikisht dhe jo si gjykatë, por me urdhër të Ramës ai u kthye në hetuesi dhe gjykatë. Tahiri u lejua të kërcënojë, dhunojë prokurorët. E vërteta është se Tahiri me bekimin e Ramës ishte kapiteni i narkoshtetit. Lidhja e tij me krimin ka ndodhur shumë kohë më parë se të bëhej ministër, ai përdori bandat në zgjedhjet e 2013. Ai u bë ministër nga Rama si garanci për krimin. Qindra tonelata drogë kalonin territorin e Shqipërisë dhe nuk kapeshin, kjo shpjegon se radarët nuk punonin në shumicën e kohës dhe si u vunë në funksion të drogës pistat e avionëve. Rama ka dy standarde për drejtësinë, një për Tahirin dhe një për qytetarët. Rama nuk e lëshon Tahirin, sepse janë bashkëpunues në aktivitetet kriminale. Me ramin drejtësia ka rënë, shteti po, Vettingu po”, tha Alibeaj. 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej