Ka than' i moçmi: 

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij që punon pa dashur."

- Sami Frashëri

Akuzat ndaj Llallës, Presidenti Nishani refuzon takimin me ambasadorin e SHBA

Nga Skenderi 0

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka refuzuar sot një takim me ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu.
Lajmi konfirmohet  nga burime zyrtare shumë pranë kreut të shtetit, të cilat pohojnë që “… për Presidentin e Republikës, Bujar Nishani akuzat e adresuara sot ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla janë shumë të rënda dhe për to kërkohet një sqarim në rrugë institucionale dhe zyrtare.

Në adresë të Presidentit të Republikës, më herët nuk ka mbërritur asnjë shqetësim nga partnerët strategjikë të Shqipërisë sa i përket rolit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla ndaj dhe Bujar Nishani, në cilësinë e kreut të shtetit ka kërkuar kohë të nevojshme për t’u njohur më në detaje lidhur me pretendimet e ngritura sot publikisht nga ambasadori amerikan“, – pohuan burimet për BalkanWeb.

Ndërkohë fill pasi akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm për shkelje të Kushtetutës dhe për faktin se për 18 muaj me rradhë ka qenë kundër reformës në drejtësi, ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu pati sot takime “kokë më kokë” me zyrtarë të lartë në kryeministri dhe me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>