Ka than' i moçmi: 

“Nuk ka këshillë më të keqe nga ajo që e shtyn njeriun të mohojë kombin e vet”
                                             -Naum Veqilharxhi

Aksidenti hekurudhor në Milano, flet shqiptari i plagosur: Futuruam jashtë dritareve

Nga Klodiana 0

Nga aksidenti i tmerrshëm i trenit, në Milano të Italisë, ka mbetur i plagosur edhe një person nga Shqipëria. Ai ishte në tren në momentin e aksidentit, që përfundoi me tre të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Sipas mediave italiane, ai është një 43-vjeçar, i identifikuar me emrin Gjon Qafafiku, i cili u dëmtua lehtë në gjoks dhe u transportua në spitalin “Niguarda” në Milano.

Gjoni e përshkruan kështu situatën tragjike: “Ne dëgjuam një zhurmë të madhe dhe fluturuam jashtë dritareve së bashku me sediljet. Pas aksidentit, i ndihmova dy zotërinj të zbrisnin nga treni. Kuptuam që treni po ecte vetë, pa frena dhe jashtë shinave. Ishte një katastrofë. U bë copash. Dy vagona ishin pa drita. Kam 15 vite që marr atë tren. Treni lëvizte mbi gurë”, tha ndër të tjerash shqiptari.

http://noa.al/lajmi/2018/01/666826.html

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej