Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

7 këngë nga Shqipëria, në 250 këngët më të mira të të gjitha kohërave në Eurovizion

Nga Media 0

Esc Radio – Radioja e cila transmeton vetëm muzikë nga Eurovizioni – Festivali i Këngës Evropiane, ka zbuluar dje në mbrëmje 250 këngët më të pëlqyera të të gjitha kohërave në Eurovizion, votuar nga dëgjuesit e radios.

Sikur çdo vit, edhe këtë vit kjo listë sjellë këngët më të mira dhe ato që i kanë rezistuar kohës. Ne padyshim na intereson Shqipëria në këtë listë.

Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, i cili e përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2018-të, renditet në vendin e 37-të, Rona Nishliu me këngën “Suus” në pozitën e 58-të, Elhaida Dani me këngën “Im Alive” në pozitën 92, Eneda Tarifa me këngën “Fairytale” në pozitën 164.

Hersi Matmuja me këngën “One Nights Anger” në pozitën 181, “Identitet” nga Ardian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko në pozitën 195 dhe Luiz Ejlli me “Zjarr e ftohtë” në pozitën 201. Për të shtatin vit me radhë, kënga më e votuar është “Euphoria” nga Loreen.

https://www.kultplus.com/muzika/7-kenge-nga-shqiperia-ne-250-kenget-me-te-mira-te-te-gjitha-koherave-ne-eurovizion/?fbclid=IwAR3KEKXI2Q7ojsy1dwVh-HZjJjvsjwmoO44BCt9rTKF-AAKVA4UL-K8uqSw

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej