Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

7 arsye pse “kthimi vizave” nuk do të funksionojë!

Nga Klodiana 0

Lajmi i mirë dhe i keq nga Holanda.

Nga Lutfi Dervishi

7 arsye pse “kthimi vizave” nuk do të funksionojë!

Parlamenti hollandez votoi me shumicë votash rikthimin e vizave me Shqipërinë për shkak të kriminalitetit të rritur shqiptar….!!!

1. Kriminelët në asnjë rast dhe rrethanë nuk kanë vuajtur për viza. Nëse vizat do të pengonin krimin atëherë në Britaninë e Madhe, me të cilën vizat janë në fuqi, krimi shqiptar do të ishte zhdukur.

2.Ata që merren me krime të rëndomta apo të sofistikuara – nuk do të kenë kurrë nevojë për viza, se kanë letra – me bashkëshorte të vendeve anëtare të BE-së.

3.Krimi shqiptar ka qenë aktiv në Hollandë edhe para liberalizimit të vizave.

4. Ndoshta një pjesë e deputetëve hollandezë nuk e dinë se vendimi tyre është nul pa ratifikim nga Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian.

5. Hollanda mund të bllokojë shqiptarët pa viza vetëm në aeroport me fluturime direkt nga Shqipëria ose tranzit nga një aeroport jo Schengen, por nuk mund të bëjë asgjë për shqiptarët që udhëtojnë tranzit nga një aeroport Shengen apo në rrugë tokësore nga Gjermani ose Belgjika.

6. Propozimi për rikthimin e vizave mund të prodhojë tituj gazetash dhe ndoshta ndonjë votë më shumë në zgjedhjet e ardhshme, por jo zgjidhje të problemit.

7. Shkurt, ky votim pritet të ketë efekt vetëm për Hollandën dhe votuesit hollandez!

Lajmi keq: Por, ky vendim parathotë “jo” për hapjen e negociatave. Eshtë në “dorë” të parlamentit hollandez “po” ose “jo” për negociatat. Në këtë aspekt qeveria është vetëm zëdhënës i legjislativit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej