Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

5 vjet nga vdekja e Sokol Olldashit, heshtja e të gjithëve flet shumë…

Nga Klodiana 0

Në 20 nëntor 2013, humbi jetën ish-deputeti Sokol Olldashi në një aksident rrugor.

Një ngjarje e cila për ironi të fatit kishte ndodhur pikërisht në rrugën që Olldashi si ministër i Transporteve kishte kontribuar vetë të ndërtohej, por që dhe sot e kësaj dite mbeti e papërfunduar, ndërkohë që i mori jetën vetë ish-ministrit.

Vendi i aksidentit, makina e sigurtë me të cilën udhëtonte Olldashi dhe dëmtimi fare modest i mjetit të tij duket se i bëjnë shumë të dyshimta rrethanat që mund të justifikonin një aksident kaq të egër.

Sot, si pasojë e hetimeve të mangëta dhe rrethanave të dyshimta, një pjesë e mirë e shoqërisë shqiptare ende bluan dyshimin se “Olldashin e kanë hequr qafe”.

Mediat dhe gazetarët i kanë të kufizuara mundësitë hetimore, pasi janë autoritetet shtetërore ato që kryejnë veprimet në tërësi.

Ndërkohë që Sokol Olldashi mbushi sot pesë vite që është ndarë në mënyrë tragjike nga jeta, nuk ka asnjë përkujtimore nga ana e strukturave të larta të PD, të paktën deri më tani nuk ka asnjë lajmërim të tillë për mediat, ndërkohë që as që është përmendur nga Partia Demokratike.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej