Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

200 mijë shqiptarë pa bukë, OKB: Të dytët në Europë. Por, ka edhe 500 mijë obezë

Nga Klodiana 0

Raporti i publikuar së fundmi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, agjencia për ushqim dhe agro-bujqësi, që i referohet gjendjes së ushqimit nëpër botë për 2018, nxjerr në pah të dhëna tejet alarmante.

Një ndër to është numri i shqiptarëve të paushqyer. Sipas raportit, ky numër është dyfishuar në harkun e një viti. Aktualisht, OKB vlerëson se numri i shqiptarëve të paushqyer fiksohet në rreth 200 mijë të tillë, nga rreth 100 mijë që vlerësonte në raportin e kaluar.

Gjithsesi, raporti tregon se prevalenca e atyre të paushqyer mbi totalin e popullsisë në vendin tonë fiksohet në 5.5%. Kjo është norma më e lartë në rajon pas Serbisë, me 5.6%.

Kështu, rezulton se, në Europë, Shqipëria është e dyta pas Serbisë për përqindjen e popullsisë së paushqyer. Si për ironi të fatit, ndërkohë që numri i atyre të cilët nuk kanë me çfarë të ushqehen është rritur ndjeshëm, po ashtu është rritur edhe numri i shqiptarëve të rritur, mbi 18 vjeç, të vuajnë obezitetin.

Këta të fundit vlerësohen të zënë 22.3% të popullsisë së rritur në të dhënat e vitit 2016, ose rreth 500 mijë sipas raportit, nga rreth 400 mijë të vitit 2014.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej