Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Më 17 shkurt, kosovarët mund të vizitojnë Parisin

Nga Media 0

Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë dhe Ambasada e Francës në Kosovë, e organizojnë ngjarjen me qëllimin për t’i afruar banorët e dy kryeqyteteve në një ditë kaq të shënuar për kosovarët, në shenjë mirënjohjeje po ashtu për Francën, vend i cili ka kontribuar bujarisht në çlirimin dhe rindërtimin e Kosovës dhe që e njohu shtetin e ri të nesërmen e shpalljes së pavarësisë.

Nëse keni kureshtje për Parisin, më 17 shkurt është dita për një «vizitë virtuale» !Dy pano LED të përmasave të mëdha, do t’ju ofrojnë mundësinë të shihni e përshëndesni kalimtarët e rastit, apo të lini takim virtual me miq e familjarë, të cilët jetojnë në Francë.

Kjo ngjarje do të zhvillohet më 17 shkurt, nga ora 11:00 deri më 16:30, para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

http://www.kultplus.com/arti-pamor/17-shkurt-kosovaret-mund-te-vizitojne-parisin/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej