Dokumenti 15 dhjetor 1990/ Hekuran Isai urdhëron: Të zhduken dosjet e Sigurimit të Shtetit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumenti 15 dhjetor 1990/ Hekuran Isai urdhëron: Të zhduken dosjet e Sigurimit të Shtetit

17:19 | 19/11/2016
në Uncategorized
0

Brumatriçet asgjësuan tonelata dosjesh rreth 29 000 dosje të arkivuar në organet e Sigurimit të Shtetit. Procesi vazhdoi për rreth një vit ndërkohë që Ministria e Brendshme drejtohej nga Gramoz Ruçi

Më 4 dhjetor 1989, në Erfurt në Gjermaninë Lindore, qytetarët mësynë zyrat e STASI-t, pasi në orët e para të mëngjesit vunë re tymin e bardhë që po dilte nga godina e STASI-t, ku po digjeshin dosjet. Zyrtarët e STASI-t, kishin nisur përpjekjet për të zhdukur gjurmët e krimit gjatë diktaturës. Por, populli i Gjermanisë Lindore nuk i lejoi ata. Pas krijimit të Komisionit Special në vitin 1990, dosjet u hapën për qytetarët në vitin 1992.

ADN-ZB Uhlemann 16.1.90 Berlin: Stürmung AfNS-Zentrale- Auf einer Demonstration vor dem Gebäude des ehemaligen AfNS in der Normannen- und Ruschestraße, zu der das Neue Forum aufgerufen hatte, forderten Tausende die vollständige Auflösung des Amtes und alles dafür zu tun, daß ein solcher Bespitzelungsapparat als Machtinstrument einer Partei nie wieder entsteht.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ndërsa në Shqipëri, plot një vit më vonë, ministri i Brendshëm i diktaturës, Hekuran Isai urdhëroi zhdukjen e dosjeve të Sigurimit. Më 15 dhjetor 1990, pak ditë para se komunistët të dorëzonin pushtetin, Hekuran Isai u kujdes nën urdhërat e udhëheqjes të zhdukë gjurmët e krimit. Urdhri u dha nga Hekuran Isai i cili pas pak javësh do të largohej nga kjo detyrë bashkë me udhëheqjen e PPSH-së, për t’i hapur rrugën më të rinjve komuniste, të cilët do të zbatonin me përpikmëri planin për zhdukjen e gjurmëve të krimit.

Brumatriçet asgjësuan tonelata dosjesh rreth 29 000 dosje, rreth 75 % e dokumentacionit të arkivuar në organet e Sigurimit të Shtetit. Vetëm në një orë asgjësoheshin 800 kg dosje. Dokumenti në Arkivën e Shtetit e vërteton aktin e fundit komunist, zhdukjen e gjurmëve të krimit të tyre.

1-2Zhdukja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit ka nisur më 15 dhjetor 1990, pak ditë para se regjimi komunist të dorëzonte pushtetin. Procesi ka vazhduar deri në vitin 1992 dhe për të kryer zhdukjen e dosjeve të Sigurimit, ka shërbyer brumatriçja një mjet që ekzistonte në çdo degë të brendshme në të gjithë vendin. Këto brumatriçe gllabëruan dokumentet që faktonin të gjitha krimet komuniste për 45 vjet diktaturë.

Ky dokument që 27.al publikon sot ka një vlerë shumë të madhe për të kuptuar secilin nga elita shqiptare e këtyre 26 viteve në raport me dosjet. Dosjet e Sigurimit u asgjesuan nën kujdesin e  zyrtarëve të lartë të shtetit komunist në vitin e fundit të tyre në pushtet. Por, ajo që është me frikshme është fakti që procesi është kryer nga i fundit ish-ministër i Brendshëm i komunizmit, Gramoz Ruçi, i cili sot vazhdon të jetë në politikë, si një ndër drejtuesit më të rëndësishëm të Partisë Socialiste, e cila sot qeveris vendin.

Dokumenti

Dokumenti që publikon sot 27.al, është një telegram i 15 dhjetorit 1990 i ministrit të Brendshëm, Hekuran Isai, dërguar  kryetarëve të degëve të punëve të brendshme në gjithë rrethet e Shqipërisë, ku jepet urdhër për asgjesimin në masë të dokumeteve sekrete.

2-2“Të asgjësohen pa pritur  përfaqësuesin e Ministrisë, të gjitha dosjet e bashkëpunëtorëve,  të përpunimeve  dhe dosje te tjera që janë veçuar për asgjësim si dhe kartelat e  kontigjenteve të hequr, librat e evidencës të punëtorëve operativë të hequra nga përdorimi dhe  dokumenteve të përkohshme të veçuara për asgjësim të shkallës sekret, Ares personal dhe SRV (Sekret i  rëndësisë së veçantë) dosjet hetimore e gjyqësore të dërgohen në Arkiv, përfshi dhe ato që nuk kanë plotësuar afatin pesë vjeçar, (por jo dosjet hetimore për zbulim autori). Veprimet të kryhen menjëherë. Këto janë veprime normale dhe bëhen sipas kërkesës tuaj, pra nuk lidhen me situatën.

Na informoni për realizimin e detyrës.

Ministri i Punëve të Brendshme

Hekuran Isai”

Sipas burimeve arkivore mendohet se gjatë viteve  1990-1992 janë asgjësuar rreth 29 000 dosje, ose rreth 75 % e dokumentacionit të arkivuar gjer atëherë.

Më poshtë botohen dokumente se si ishte projektuar e funksiononte brumatriçja.

1

3

Materialet janë marrë nga Bunk’art

Etiketa: BrumatriçeDosjet ne Gjermanine Lindoregjurmët e krimitGramoz RuciHekuran IsaihidrocoptusesSigurimi i ShtetitSTAS

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
14 shkurt 1926/ Kur kryeministri grek, Pangallos pranoi hapjen e shkollave shqipe në Çamëri

14 shkurt 1926/ Kur kryeministri grek, Pangallos pranoi hapjen e shkollave shqipe në Çamëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –

08:34 | 17/12/2025
Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

08:26 | 17/12/2025
O Bela ciao, Bela ciao –

O Bela ciao, Bela ciao –

08:10 | 17/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:02 | 17/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025 –

07:38 | 17/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –
  • Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –
  • O Bela ciao, Bela ciao –
  • Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel, çfarë pritet nga samiti –
  • Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com