Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

12-vjeçarja shqiptare, fiton Konkursin Ndërkombëtar të Pikturës në Francë

Nga Media 0

Melina Çala, piktorja e re nga Berati fiton Medaljen e Vendit të Parë në Konkursin Ndërkombëtar të Pikturës në Francë.

Kryetari i Bashkisë Petrit Sinaj priti nxënësen 12-vjeçare, talente në pikturë, Melina Çala, e cila është fituese e Konkursit Ndërkombëtar për realizimin e pikturave në formë maskotësh, organizuar në qytetin Saint Fargeau në Francë.

Melina, pjesë e grupit të artistëve të vegjël beratas ‘’Art Color’’, konkurroi për Shqipërinë në grupmoshën 10-12 vjeçare.

Në këtë konkurs, ku shpalosën punimet e tyre pjesëmarrës nga 13 shtete europiane, Melina Çala fitoi medaljen e vendit të parë. Kryetari i Bashkisë shprehu gatishmërinë e institucionit që ai përfaqëson për të financuar pjesëmarrjen e këtij grupi fëmijësh të talentuar në konkursin ndërkombëtar të radhës. Melina i dhuroi Bashkisë së Beratit një punim të saj me pamje të Mangalemit, punim i cili do të ekspozohet në sallën e takimeve të Bashkisë.

/kisdtime/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej