Zv/Ambasadorja: Gjermania ka hapur tregun e punës për shqiptarët, por kjo nuk është zgjidhje – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zv/Ambasadorja: Gjermania ka hapur tregun e punës për shqiptarët, por kjo nuk është zgjidhje

16:17 | 03/07/2018
në Shqiperi
0

Prishmëritë e BE-së nga Shqipëria që ajo të meritojë hapjen e negociatave të anëtarësimit në 2019 janë temë e ditës në Tiranë. Në një tryezë të rrumbullakët të organizuar të hënën (2.07.2028) nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert, politikanë vendas, europarlamentarë dhe diplomatë të vendeve të BE diskutuan për detyrat e shtëpisë që Shqipëria duhet t’i bëjë mirë pas konkluzioneve të Këshillit të Përgjithshëm të BE, në Luksemburg.

Ndalim tërësisht azilkërkimit për motive ekonomike në vendet e BE
Fakti që mijra qytetarë nga Shqipëria, vitin e kaluar, kërkuan azil për motive ekonomike në vendet e BE , kryesisht në Francë dhe Holandë, ishte një nga argumentat kokëforta për bindjen e këtyre dy vendeve se Shqipëria nuk ishte gati të hapte negociatat e anëtarësimit në qershor 2018. Shifrat zyrtare mbështesin bindjen e tyre:  EUROSTA deklaron se  27. 575 shqiptarë kërkuan në vitin 2017 azil për motive ekonomike. Numri është shqetësues edhe pse 30 % më i ulët se një vit më parë. Menaxhimi i integruar i kufinjve të Shqipërisë dhe marrveshja me FRONTEX ( European Border and Coast Guard Agency- Agjensia për Ruajtjen e Kufirit Europian dhe Rojes Bregdetare)  kanë ulur në mënyrë drastike në 6 muajt e parë të këtij viti emigrimin e paligjshëm dhe azilkërkimin. Anke Holstein, Zv. Ambasadore e Gjermanisë në Tiranë, tha në tryezën e rrumbullakët se situata ka ndryshuar tërësisht. “Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria nuk është më një problem në Gjermani. Kjo ҫështje  është zgjidhur përmes bashkëpunimit shumë të mirë mes dy vendeve. Praktikisht, mundësia e azilit të qytetarëve nga Shqipëria në Gjermani është përjashtuar” tha Anke Holstein.

Pro&Contra ndaj hapjes së tregut të punës për Ballkanin Perëndimor nga Gjermania
Por situata ekonomike në Shqipëri dhe gjithë Ballkanin Perëndimor mbetet e vështirë. Në raportin e fundit të Bankës Botërore ” Trendi i Tregjeve të Punës në Ballkanin Perëndimor- 2018” theksohet: “Tregjet e Punës në vendet e Ballkanit Perëndimor –  Shqipëri, Bosnjë-Herzegovinë, Kosovë , ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Serbi karakterizohen nga një nivel i ulët punësimi dhe i lartë papunësie në raport me standardet europiane. Gjithë rajoni po përballet, si kudo në Europë, me tkurrjen e popullsisë për shkak të nivelit të ulët të lindjeve dhe emigrimit. Rreth 1/ 3 e popullsisë në rajon është në emigracion”.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Të dhënat aktuale të Bankës Botërore hedhin dritë në një realitet ku rajoni prej dekadash është furnizues me emigrantë në BE. Kjo pasi përmirësimet në tregjet e punës nuk kanë qënë të mjaftueshme për të mos nxitur rininë dhe njërezit e arsimuar të mos emigrojnë. Përkimi i nevojave të qytetarëve të BP për punë dhe i Gjermanisë për fuqi punëtore ka sjellë hapjen e tregut gjerman të punës ndaj rajonit. “Gjermania ka hapur tregun e punës për Ballkanin Perëndimor. Ka shumë njerëz nga Shqipëria që janë të interesuar të punojnë në Gjermani. Ka vonesa në dhënien e vizës për shqiptarët, që kanë një kontratë pune edhe pse personeli në sektorin e vizave është shtuar me 6 gjermanë dhe një shqiptar”, tha zv. Ambasadorja gjermane në Tiranë, Anke Holstein: “Nuk mendoj që migrimi në Gjermani është një zgjidhje për Shqipërinë. Sidomos rinia duhet të qëndrojë në Shqipëri dhe të kontribuojë në këtë proces unik të përafrimit të Shqipërisë me BE. Forca e punës , profesionistët, ekspertët i duhen Shqipërisë. Dhe në fakt ka shumë mundësira që ata të qendrojnë në vend”, thekson Anke Holstein.

/DW/

Etiketa: ballkani perendimorGjermania

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Bajerni prezanton trajnerin e ri: U riktheva në shtëpi, premtoj trofe

Bajerni prezanton trajnerin e ri: U riktheva në shtëpi, premtoj trofe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arratisja e Altin Ndocit/ Pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit –

Arratisja e Altin Ndocit/ Pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit –

16:16 | 13/01/2026
Arratisja nga burgu/ Momenti kur Altin Ndocaj ikën me vrap dhe polici e ndjek me armë në dorë –

Arratisja nga burgu/ Momenti kur Altin Ndocaj ikën me vrap dhe polici e ndjek me armë në dorë –

16:00 | 13/01/2026
“Telefonata kërcënuese nga spin doctors”/ Kujt i drejtohet Ahmetaj? –

Ahmetaj kërkon video-konferencë dhe dëshmitarë –

15:46 | 13/01/2026
Sanksione të reja së shpejti ndaj Iranit për dhunën ndaj protestuesve –

Sanksione të reja së shpejti ndaj Iranit për dhunën ndaj protestuesve –

15:32 | 13/01/2026
Adoptim apo trafik? Si po kthehet Shqipëria në burim të “industrisë” së fshehtë të qenve endacakë –

Adoptim apo trafik? Si po kthehet Shqipëria në burim të “industrisë” së fshehtë të qenve endacakë –

15:28 | 13/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Arratisja e Altin Ndocit/ Pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit –
  • Arratisja nga burgu/ Momenti kur Altin Ndocaj ikën me vrap dhe polici e ndjek me armë në dorë –
  • Ahmetaj kërkon video-konferencë dhe dëshmitarë –
  • Sanksione të reja së shpejti ndaj Iranit për dhunën ndaj protestuesve –
  • Adoptim apo trafik? Si po kthehet Shqipëria në burim të “industrisë” së fshehtë të qenve endacakë –
  • Goditi efektivin e policisë dhe u arratis, ngrihen postblloqe për kapjen e Altin Ndocit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arratisja e Altin Ndocit/ Pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit –
  • Arratisja nga burgu/ Momenti kur Altin Ndocaj ikën me vrap dhe polici e ndjek me armë në dorë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com