Zoti Rama! Në Kurbin, jo të gjithë kanë nga 4 emra – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zoti Rama! Në Kurbin, jo të gjithë kanë nga 4 emra

19:33 | 09/01/2019
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nga Elton Laska

Në Kurbinin e kapluar prej papunësisë e skamjes, nga vizita e fundit e kryeministrit, Edi Rama, mbaj mend vetëm konfliktin e tij me një zotëri në takim, i cili u largua me forcë nga cubat e Ramës, të emëruar në bashki e institucione të tjera.
Ka kaluar kohë nga ai “bashkëbisedim”, por nuk e harroj teksa Rama u fliste pjesëmarrësve për shtrimin me pllaka mermeri të sheshit kryesor të qytetit, ndërsa shumë nga ata që merrnin pjesë në atë monolog nuk e kishin as shtëpinë të shtruar me pllaka, por vetëm me shtresë të varfër me çimento.

Edi Rama në fillimet e veta në politikë vinte në Kurbin për të ndenjur me disa emra të njohur të kësaj zone, për t’u ndjerë “burrë”, por shumë shpejt mori nga ata anët më negative e “burrërinë” që fitoi nuk e tregoi me burra, por me burrecë e gra, me të cilët mbushi fillimisht Bashkinë e Tiranës e më pas qeverinë.

Zoti Rama! Ti ndoshta nuk e di, por sot Kurbini është ndër rrethet më të varfra të Shqipërisë e kjo qeveri, përveçse ka shtruar sheshin me mermer, nuk ka sjellë asnjë investim në Kurbin.

Temperaturat sot janë nën zero dhe ti ndoshta s’e ke idenë, por janë shumë familje të kësaj zone që nuk kanë pasur asnjë mundësi të sigurojnë drutë për ngrohje e pajisjet elektrike do mendohen 2 herë përpara se t’i përdorin, se shumë kryfamiljarë të varfër, s’e kanë harruar shijen e burgosjes për faturat e papaguara të energjisë elektrike.

Në Laç, nuk ka vende të reja pune, pasi askush nuk guxon të investojë në një vend ku punoniësit e shtetit kërkojnë haraç, ndërsa administrata është mbushur nga militantët e rëndomtë, pasi ata pak socialistë të ndershëm që jetojnë në këtë zonë, nuk pranuan të etiketohen si Rilindas.

Varfëria ka detyruar mbi 50% të të rinjve të rrethit të marrin udhët e kurbetit e jo pak prej tyre janë detyruar që për mbijetesë të marrin rrugën e gabuar.

Në varrezat e qytetit tim, prehen shumë djem të rinj, që kanë ikur në kurbet për të qenë shpresa e familjes e janë kthyer të pajetë.

Skamja është ulur këmbëkryq në shumë vatra, tryezat janë bosh, të rinjtë nuk ndjekin dot studimet e lyerja e fasadave të ndonjë pallati nuk e fsheh dot realitetin e trishtë në të cilin jetojnë këto kohë familjet e qytetit tim.

Prindërit nuk kanë mundësi t’i shkollojnë fëmijët e tyre dhe të ardhurat nga emigrimi janë shpresa e vetme për të siguruar mbijetesën në qytetin, ku të biesh në gjumë i paushqyer, është kthyer në normalitet.

Ata shokë nga Laçi që ti takon e rri, nuk përfaqësojnë dot Kurbinin, pasi këtu për dhjetëra kryefamilarë është luks biçikleta e motoçikleta, e jo më makinat luksoze.

I pari ynë, për ty është një indvid me katër emra, por ai nuk përfaqëson as socialistët e këti qyteti e jo më banorët e kësaj treve fisnike, që i ka dhënë shumë Shqipërisë.

Dekriminalizimi nxori në pah fytyrën tënde të vërtetë, mjafton të shikosh ku e katandise përfaqësimin politik në qarkun e Lezhës, teksa për ty është normale që të zgjidhet dhe një kryebashkiak që garon me vehten e tij, gjë që nuk ka ndodhur as në vitin e errët 1997.

Ndër shekuj kurbinas, mirditorë, malësorë e banorë të rretheve të tjera, kanë jetuar si vëllezër në këtë trevë, që ti, mesa duket, nuk e di se është ende pjesë e Republikës së Shqipërisë, pasi nuk ka tjetër shpjegim fjala juaj me strukturat e partisë në zonë kur thua “…përse t’iu shtrojmë rrugë në Kurbin, që të na eksportoni krim të Tiranë?”.

Mjafton të zbresësh nga Laçi në Lezhë e jo më larg, për të kuptuar se si një qytet që është thuajse lagje e Tiranës, e keni kthyer si një fshat të humbur.

Investimet publike janë minimale, ndërsa mos pretendo të sjellë investime të huaja një drejtues, që me gjasë, nuk i lejohet të dalë as jashtë shtetit.

Laçi, Mamurrasi Miloti e fshatrat e këtij rrethi, nuk e meritojnë këtë diskriminim.

Etiketa: Elton LaskaKurbinLaç

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Unaza e re, “DH Albania” u favorizua nga institucionet shqiptare

Unaza e re, "DH Albania" u favorizua nga institucionet shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com