Përfundimisht Zlatan Ibrahimoviç nuk do të jetë në Botërorin e Rusisë.
Federata Suedeze e Futbollit, në një deklaratë që është shpërndarë sot, bën me dije se trajneri Johanson nuk do ta grumbullojë sulmuesin 36-vjeçar në “Russia 2018”.
Futbollistët e Suedisë, nëpërmjet mbrojtësit Grankvist, donin të dinin vendimin, nëse Ibra do të ishte në grup apo jo. Kurse vetë trajneri Johanson kishte thënë më parë se Ibrahimoviç ishte një lojtar i tërhequr nga kombëtarja.