Era ka favorizuar flakët në Krastë të Krujës. Burime bëjnë me dije se deri më tani janë djegur mbi 70 hektarë tokë.
Dyshohet se janë përfshirë disa persona të tjerë të cilët kanë ndezur vatra të reja.
Theksojmë se qarqet që pritet të rrezikohen nga zjarret janë konkretisht: qarku Shkodër (Perëndim dhe Jug), Kukës (Qendër), Dibër (Perëndim), Lezhë (Qendër), Elbasan (Perëndim), Berat (Perëndim), Vlorë (Veri) dhe Gjirokastër (Qendër).
Po ashtu, IGJEUM bëri me dije disa ditë më parë se Tirana e Fieri janë qarqet me rrezikun më të lartë nga zjarret, kjo për shkak edhe të temperaturave të larta që kanë dominuar gjatë këtyre ditëve.