Zjarri në Komisariatin e Policisë nr.5 në Kamëz i ka marrë jetën një personi. Sipas policisë, personi me inicialet A.M nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Gjithashtu është dëmtuar dhe punonjësi i policisë H. B. Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.