Një tjetër vatër zjarri është shënuar në Pyllin e Ersekës ditën e sotme.
Sipas informacioneve paraprake është hera e 4-ët që ka prani të flakëve brenda javës në këtë pyll, gjë që shton dyshimet se zjarrëvënia mund të jetë e qëllimshme.
MSZH Ersekë është duke punuar për fikjen totale të zjarrit.