Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Zjarret në Australi, viktima dhe qindra shtëpi të shkatërruara

Nga Klodiana 0

Të paktën 3 persona humbën jetën dhe 7 të tjerë janë shpallur të zhdukur në zjarret që kanë prekur Australin. Autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës, ndërsa numërohen mbi 150 banesa të shkatërruara nga flakët vetëm në qytetin e Uellsit të Ri Jugor.

Mijëra qytetarë u detyruan të braktisnin shtëpitë, ndërsa janë shkatërruar dhe ura, shkolla dhe linja të energjisë elektrike. Kryetari i qytetit më të prekur, Gladys Berejiklian tha se do të bëjë çdo gjë për të luftuar flakët.

Qytetarët kanë përjetuar skena apokalipsi. “Ishte si një ferr në tokë, si një apokalips”, tregon njëri prej tyre.

Ka raportime për persona të bllokuar në banesa të shumta, ndërsa ekipet e shpëtimit e kanë thuajse të pamundur t’i arrijnë ata. Erërat e forta dhe temperaturat e larta, vështirësojnë përpjekjet e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej