Një zjarr ka rënë të premten në mbrëmje në zonën e quajtur Kodër Mëzez në kryeqytet.
Zjarrfikësit janë lajmëruar nga banorët e zonës dhe janë përpjekur të pengojnë shtrirjen e flakëve nga masivi pyjor, drejt shtëpive të banuara.
Dy zjarrfikëset e ardhura me shpejtësi, ndaluan menjëherë përhapjen e zjarrit, i cili kishte rënë në disa mullarë bari.
Nuk raportohet të ketë pasur asnjë dëmtim në njerëz.