Ulja e temperaturave e shoqëruar me erë të fortë bën që zjarret të vijojnë ende të jenë prezente në vendin tonë.
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në malin e fshatit Torovicë të Lezhës.
Era, që është karakteristikë për Lezhën po favorizon flakët të cilat po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar disa banesa dhe kishën e fshatit.
Ne vendin e ngjarjes janë nisur zjarrfikësit dhe policia.