Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e fshatit Peshtan i Madh në Fier.
Lidhur me ngjarjen bëhet me dije se zjarri i favorizuar nga era është duke u përparuar me shpejtësi të madhe dhe duke rrezikuar kështu banesat e zonës.
Nga ana tjetër, banorët të alarmuar kanë pohuar se telefonatave të tyre nuk po u përgjigjen as bashkia, as policia e as zjarrfikëset teksa apelojnë për ndihmë.