Prej disa ditësh vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në Elbasan, ndërsa ditën e sotme flakët kanë shkrumbuar sipërfaqe të mëdha në kodrat e Krrabës. Pavarësisht se zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje nuk kanë mundur të vënë në kontroll flakët, ndërsa era ka favorizuar zjarrin duke zgjeruar edhe më shumë vatrën.
Ndërsa zjarrfikëset kërkojnë ndihmë nga ajri, pasi terreni i thepisur ua vështirëson punën për të shuar flakët. Ministria e Mbrojtjes bëri më dijë se 6 zona në vend janë në rrezik prej zjarreve aktive, duke përfshirë vatrën në Përrenjas atë në Mirditë dhe Bogë.