Edhe Pogradeci është në një situatë të vështirë nga zjarret ashtu si pjesa më e madhe e vendit që prej ditësh është nën pushtetin e flakëve. Një vatër zjarri është aktive në Qafë Panjë, mbi fshatin Niçë në zonën e Gorës të bashkisë Pogradec.
Siç raportohet deri tani rreth tre hektarë pyje janë nën flakë ndërkohë që zjarrfiksit po punojnë për shuarjen e tyre. Për shkak të malor ndërhyrja ka qenë e vështirë.