Temperaturat e larta kanë krijuar disa vatra te rrezikshme zjarri në vend.
Burime bëjnë me dije se ditën e sotme një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshire një sipërfaqe të konsiderueshme pylli në zonën e quajtur “Liqeni i Zi” në bashkinë e Belshit.
Ekipet e zjarrfikëseve po luftojnë me flakët të cilat deri tani kanë përfshirë 15 ha pyll ndërkohë që në ndihmë të ekipeve të zjarrfikëse të Belshit kanë shkuar edhe ekipet e zjarrfikëseve të Elbasanit dhe Cërrikut.