Temperaturat e larta kanë krijuar disa vatra të rrezikshme zjarri në vend.
Një vatër zjarri është aktivizuar pranë parcelave me ullinj në Novoselë, pas shinave të trenit. Bëhet e ditur se në vendin ku ka rënë zjarri është nisur zjarrfikësja me 8 ton ujë dhe katër efektive.
Deri më tani, sipërfaqja e djegur është rreth 7-8 dynym. Bëhet fjalë për 2 dynym sipërfaqe me vreshta, 25 -30 rrënjë ulliri dhe pjesa tjetër janë shkurre dhe ferra.