Ziadin Sela flet për VOA para zgjedhjeve: Shqiptarët kanë nevojë për ndryshim, padrejtësitë duhet të marrin fund! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ziadin Sela flet për VOA para zgjedhjeve: Shqiptarët kanë nevojë për ndryshim, padrejtësitë duhet të marrin fund!

09:18 | 13/07/2020
në Kryesore
0

Në Maqedoninë e Veriut, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se shqiptarët në këtë vend kanë nevojë për ndryshim dhe se padrejtësitë e diskriminimi kundër tyre duhet të marrin fund. Ai thotë se koalicioni me partinë Alternativa nuk do të hyjë në qeverinë e re pa plotësimin e kushteve që dalin nga programi i tyre. Me zotin Sela bisedoi korrespondenti ynë Isak Ramadani.

ZËRI I AMERIKËS: 15 korriku po afrohet, cilat janë pritshmëritë tuaja, duke qenë se zgjedhjet zhvillohen në rrethana të një krize shëndetësore me koronavirusin që po vjen duke u përhapur edhe më shumë?

ZIADIN SELA: E vërtetë që ne po mbajmë zgjedhje në një situatë të jashtëzakonshme; kuptohet që qytetarët janë të shqetësuar edhe për shëndetin, por paralelisht me këtë është i rëndësishëm edhe shëndeti i sistemit. E shëndeti i sistemit varet nga zgjedhjet dhe nga institucionet kryesore që do të duhet të jenë në një shtet dhe gjithçka nis nga konsolidimi i parlamentit dhe themelimi i institucioneve të shtetit, të cilat kanë legjitimitetin e qytetarëve. Kuptohet, këto zgjedhje kanë një simbolikë dhe janë të rëndësishme sidomos për shqiptarët këtu në Maqedoininë e Veriut, sepse pritshmëritë tona janë që përfundimisht të vijë demokracia brenda përbrenda shqiptarëve, për shkak se ka 18 vjet që shqiptarët jetojnë në monizëm, për shkak se nuk ka pasur ndërrim pushteti te ta dhe me këtë ne presim që të ndodhë ndryshimi dhe të kthehet shpresa tek qytetarët për një jetë më të mirë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

ZËRI I AMERIKËS: Cila është oferta juaj për elektoratin shqiptar?

ZIADIN SELA: Programi ynë i koalicionit Aleanca-Alternativa është i titulluar “Shtet për të gjithë” në të cilin janë të parashikuara gjashtë shtylla kryesore dhe mbi 200 masa imediate të cilat duhet të merren. Shtylla e parë është barazia e plotë, kuptohet që ne jemi duke punuar që t’i heqim edhe ato mbetjet diskriminuese të Kushtetutës dhe disa definicione për të drejta për të cilat kanë për qëllim që shqiptarët t’i bëjnë të përkohshëm këtu në trojet e tyre. Fjalën e kam për definicionin për ligjin për gjuhë shqipe, që është skandaloz dhe pas zgjedhjeve ne gjuhës shqipe do t’i themi gjuhë shqipe dhe jo “gjuha të cilën e flasin mbi 20% e popullatës dhe e ndryshme nga maqedonishtja”. Kuptohet, një ndër masat është ruajtja e kapitalit njerëzor. Ne synojmë që t’u japim fund kësaj pabarazie dhe diskriminimit që po na bëhet dhe që po na merren vendet e punës vetëm me një deklaratë që politikisht është e orkestruar nga ana e partisë që është në pushtet e me mijëra vende pune u zihen shqiptarëve.

ZËRI I AMERIKËS: Si do të arrini t’i realizoni këto? Ndryshimi i terminologjisë që gjuhën shqipe në kushtetutë e përcakton si “gjuha të cilën e flasin mbi 20% e popullatës…” kërkon ndryshime kushtetuese, apo jo?

ZIADIN SELA: S’ka pasur disponim për ta sjellë ligjin e gjuhëve as kur ishim ne brenda atyre 100 ditëve në qeveri. Në momentin që legjitimohet programi ynë, atëherë natyrisht që do të ketë kushte për krijimin e qeverisë. Aq më tepër që politikanët maqedonas do të duhet të jenë të vetëdijësuar, sepse sjellja e tyre ndaj gjuhës sonë është e njëjtë siç është sjellja e, bile akoma më keq, e Bullgarisë ndaj gjuhës së tyre, kur u thotë që gjuha maqedone duhet të quhet “gjuhë zyrtare” dhe gjuhë maqedone. Sjellja ndaj gjuhës shqipe është akoma më skandaloze e politikanit maqedonas.

ZËRI I AMERIKËS: Jo vetëm me fillimin zyrtar të fushatës por edhe shumë më herët duket sikur çështje kryesore e keni si ta rrëzoni BDI-në nga pushteti dhe kësaj i kushtoni një hapësirë të madhe në paraqitjet tuaja. A prisni që kjo retorikë të dalë me sukses?

ZIADIN SELA: Nuk është e vërtetë që një ndër çështjet kryesore e kemi se si ta rrëzojmë BDI-në, por nga ana tjetër, e vërteta është që BDI-së i duhet pak opozita sepse besojmë që kanë menaxhuar keq me verdiktin e shqiptarëve këto 18 vjet sa kanë qenë në qeveri dhe si të tillë do të duhet të shkojnë në opozitë. Por, ne nuk e kemi atë motivin kryesor; ne duam t’i çlirojmë shqiptarët, sepse këto janë shndërruar në të njejtën kohë në ata të cilët shantazhojnë, kërcënojnë, u hyjnë me dhunë në shtëpi shqiptarëve duke i kërcënuar me vende pune.

ZËRI I AMERIKËS: Sipas analizave tuaja, sa deputetë do të fitoni në koalicion me Alternativën?

ZIADIN SELA: Kjo është çështje e verdiktit të qytetarëve shqiptarë, të cilët do ta përkrahin këtë koalicion. Pa dashur që të spekuloj, ne do të jemi mbi dhjetë deputetë.

ZËRI I AMERIKËS: Si do t’i bëni reformat në drejtësi, në këtë shtet ku shkalla e korrupsionit sipas organizatave ndërkomnbëtare është mjaft e lartë?

ZIADIN SELA: Duke krijuar kushte, në mënyrë që të dahet gjyqësi, e jo të politizohet dhe etnizohet gjyqësia. Brenda 100 ditëve qeveria e Maqedonisë së Veriut do t’i drejtohet BE-së për të sjellë grup monitorues gjykatësisht dhe prokurorësh të cilët do t’i hapin lëndët tashmë të mbyllura; pastaj, monitorimi i përhershëm në Gjykatën për krim të organizuar këtu në Shkup i çdo seance gjyqësore që në të ardhmen të mos ndikojë politika si pasojë e monitorimit ndërkombëtar në vendimet e gjykatës këtu; Pastaj vetingu, i cili duhet të ndodhë patjetër dhe sa më shpejtë në kuadër të sistemit gjyqësor në Maqedoninë e Veriut dhe e para nga të gjitha këto është ndryshimi. Një shoqëri është demokratike dhe më e avancuar kur sa më shpesh ndryshohet partia politike që qeverisë, sepse llogaridhënia për formën se si ke qeverisur jepet pasi shkon në opozitë.

ZËRI I AMERIKËS: A shikoni reforma në partinë VMRO-DPMNE pas largimit të Nikolla Gruevskit dhe a jeni të gatshëm të hyni në koalicionin qeverisës me të nëse ajo i fiton zgjedhjet?

ZIADIN SELA: Jo që s’shoh reforma atje, por kam përshtypjen se edhe këto të tjerët po gruevizohen dal-ngadalë, këta të LSDM-së… dhe një ndër problemet kryesore që ka qenë me VMRO-në që nisi orientimi i tyre nga Lindja ishte fakti që ata u shndërruan në oligarkë dhe oligarku e kërkon strehën tek oligarku më i madh i botës që është Putini dhe Rusia. Dhe unë kam shqetësimin se në të njëjtin drejtim po lëvizë edhe LSDM-ja. Për t’iu përgjigjur pyetjes: ditën që ne marrim vota, ne nuk jemi më emra e mbiemra të përveçëm por jemi premtimi, programi që kanë votuar shqiptarët dhe që duhet të realizohet.

ZËRI I AMERIKËS: Si i shikoni debatet lidhur me mundësinë e ofrimit të disa deputetëve nga partitë maqedonase njëra-tjetrës në mënyrë që të mos ndjehen të kushtëzuara dhe shantazhuara, siç thonë vetë, nga shqiptarët, për të arritur numrin e nevojshëm për formimin e qeverisë?

ZIADIN SELA: E rrezikshme. Lojë politike, teatër në sytë e qytetarëve për të marrë ndonjë votë më tepër. Kjo lojë politike, në qoftë se do të ishte e njëmendtë, do të ishte e rrezikshme. A nga ana tjetër, për çka kushtëzojmë ne? Për një të drejtë që na takon me kushtetutë, për një të drejtë, e cila na takon edhe ne si të gjithë të tjerëve dhe nuk po kërkojmë diku tjetër t’i marrim dhe po mbajmë balancën e Maqedonisë (së Veriut) që të mos lëvizë drejt krijimit të një shteti monoetnik. Sepse ka një realitet binacional dhe shumëetnik. Në qoftë se do të bëjnë diçka të tillë, ata i përjashtojnë shqiptarët nga sistemi. Dhe kur dikush të përjashton nga sistemi është legjitime që ti ta bojkotosh atë sistem dhe atëherë imponohet ideja që të bësh sistem paralel. Këtë e dinë shumë mirë edher zoti Zaev edhe zoti Mickovski, por thjesht janë lojra politike që të marrin ndonjë votë më tepër, por janë lojra politike të rrezikshme.

ZËRI I AMERIKËS: A keni preferenca lidhur me partnerin qeveritar maqedonas pas 15 korrikut?

ZIADIN SELA: Perëndimin. NATO-n dhe BE-në. Gjithsecili që afrohet në derën tonë dhe synon t’i kthejë prapa disa dokumente që e kanë çuar vendin përpara, natyrisht që as nuk do të ulemi për të biseduar me ta./VOA

Etiketa: “Maqedonia e VeriutBDIkryetari i Aleancës për ShqiptarëtQeveria e Maqedonisë së VeriutVMRO-DPMNEZeri i AmerikesZiadin Sela

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para

Analistët: Përse Hashim Thaçi duhet të shkonte pa kostumin presidencial në Hagë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com