Ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare ish-futbollisti i njohur, Josip Weber për shkak të një sëmundje të rëndë.
52-vjeçari ka lindur në Kroaci, dhe luajti për disa klube të njohura atje, si: Hajduk Split, Dinamo Vinkovci dhe Borac.
Ai më pas u transferua në ligën belge te klubet si Brugge dhe Anderlecht, por gjithashtu ndërroi edhe kombësinë duke luajtur për Kombëtaren e Belgjikës nga viti 1994.
Në vitin 1994-1997 ai ishte pjesë e Anderlechtit, ndërsa për tri sezone u shpall golashënuesi më i mirë.